Gafë/Berisha-Kurtit: Dita e Egjiptianëve është 24 qershori e jo sot, i bie si ta shënosh 28 nëntorin me datën 24

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka marrë pjesë sot në një organizim të Qeverisë së Kosovës për shënimin e Ditës së Komunitetit Egjiptian.

Megjithatë Berisha kur ka marrë fjalën në këtë organizim ka përmirësuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke i thënë se Dita e Komunitetit Egjiptian është me 24 qershor dhe jo sot.

Sipas deputetit Berisha, kjo është njejtë sikur të festohet 28 nëntori me datën 24 nëntor.

Ai gjithashtu ka kritikuar Kurtin për mungesën e emblemës së Komunitet egjiptian dhe të njëjtën ia ka dhuruar më pas kryeministrit në detyrë.

“Duke qenë mik i komuniteti egjiptian kryeministër, ne duam të jemi të sinqertë me ju. Besoj që e pranoni dhe anën tjetër nga ky takim. Nuk kemi pasur koordinim në mënyrë që ky manifestim të jetë më dinjitoz. Ka disa mangësi. Nuk është emblema e egjiptianëve. Do të duhej të ishte prezentë. Është mangësi dhe e kemi autorin prezent”.

“As pas katër vjetësh nuk është arritur që 24 qershori të futej në Ligjin për festat zyrtare. Nuk e shoh redaksinë për komunitetin egjiptian edhe në këtë 24 qershor. Egjiptianet janë përjashtuar në shumë aktivitete. Ne po shkojmë drejt asimilimit për t’u solidarizuar me popullin me keqardhje ne nuk mund të jemi në koktejin e paraparë të këtij takimi”, ka thënë Berisha.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika