Berisha: Rama e çoi Thaçin në arrestim

Sipas, ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin e dërgoi në arrestim kryeministri i tanishëm i Shqipërisë Edi Rama. Gjatë përplasjeve me fjalë në kuvend, Berisha përfshiu në akuzë edhe gazetarin Baton Haxhiu

Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, duke thënë se është ai i cili e çoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në arrestim.

“Ky e futi Thaçin, ky i sugjeroi të shtrëngonte duart me Putinin. Ky bashkë me kolosët e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Edi Rama pra, futi udhëheqjen politike të Kosovës në një spirale e cila ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë për të gjithë të vërtetat e hetimeve”, deklaroi Berisha, gjatë fjalimit të tij para deputetëve.

Ndërkaq, Berisha ka përmendur gazetarin shqiptar nga Kosova, Baton Haxhiun, duke thënë se do të bëhet patriot me Ramën, pasi sipas tij, këta dy të fundit i dërguan në arrestim udhëheqësit politikë nga Kosova.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha gjatë përplasjes me fjalë në Kuvendin e Shqipërisë

“Ky që do të bëhet tani patriot, me Baton Haxhiun janë dy promotot të arrestimit të udhëheqjes politike në Kosovë. Del një vasal i Aleksandër Vuçiqit se e di që është i damkosur për planet e Vuçiqit. Këto janë njëri aspekt. Aspekti tjetër është 7 korriku. Qëndrimi ynë është padiktueshëm ai që ka qenë gjithmonë. Unë do ta shpreh në OKB”, u shpreh Berisha, raporton TopChannel, transmeton Dukagjini.

Më tej, ish-kryeministri vijoi duke thënë se Rama e ka futur Thaçin në “spiralen e ndryshimit të kufijve të Kosovës”.

Me këtë hipotezë ai pretendon se kreu i Qeverisë bëri që Thaçi të shtrëngojë duart me Vladimir Putin dhe më pas, kjo gjë e çoi atë në arrestim pas ngritjes së Gjykatës Speciale dhe raportit të Dick Martyt.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha gjatë përplasjes me fjalë në Kuvendin e Shqipërisë

Situata u tensionua pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk ia dha fjalën Berishës, e ky i fundit iu drejtua Ramës me fjalë fyese duke i thënë, “O burracak, o i pafytyrë”.

Ndërsa, Rama ia rikujtoi atij se është person non-grata për ShBA-në, duke i thënë se dinjiteti i shqiptarëve nuk do të përdhoset nga një person i padëshiruar me certifikatë të vulosur nga SHBA-të.

Rama akuzon PD-në: Ju jeni thika në shpinën e Kosovës, i keni hapur rrugën raportit të Dick Marty-t

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika