Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.
Sipas konfirmimit të Prokurorisë, hetimet lidhen me dyshimet për veprat penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë dhe të ardhurave.
“Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale ‘Shpëlarje e parave’, ‘Shmangie nga Tatimi’ dhe ‘Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’”, thuhet nga ana e Prokurorisë.
Berishaj ishte marrë në pyetje për të njëjtat çështje edhe në mars të këtij viti.