Berjani: Nuk duhet të hiqet akciza për derivatet e naftës

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se OPEC dhe BERZA, janë përgjegjëse për ngritjen e çmimeve, e jo ata. Ndërsa për akcizën ka thënë nuk duhet të hiqet, pasi kjo e mbush buxhetin e Kosovës për 35 për qind

Kryetari i Shoqates së Naftëtarëve, Fadili Berjani, në emisionin FIVE, 08.06.2022

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka thënë se asnjëherë, asnjëra nga qeveritë e Kosovës, nuk kishte kërkuar që të largohej akciza në derivatet e naftës.

“Akciza e derivateve të naftës e ka mbushur buxhetin e Republikës së Kosovës për 35 për qind nga ky sektor”, ka thënë ai.

Berjani ka folur në lidhje me ngritjen e sërishme të çmimit të derivateve të naftës, ku sipas tij, Shoqata e Naftëtarëve nuk janë përgjegjës për këtë ngritje të çmimit, por ky i fundit diktohet nga BERZA dhe organizata prodhuese OPEC.

Tutje, ai ka thënë se çmimi nuk është i përcaktuar brenda Kosovës, por nga BERZA.

Berjani ka thënë se është i vetëdijshëm për kushtet në të cilat gjenden qytetarët e Kosovës, dhe çmimi i derivateve të naftës në Kosovë është i lartë.

“1.79 centë nafta, ndërsa 1.77 benzina, këto janë çmimet aktuale plus minus dhe BERZA e përcakton çmimin. Por në krahasim me Shqipërinë, ne jemi me të lirë për rreth 0.40 centë”, ka thënë Berjani, në emisionin FIVE.

Ai ka treguar edhe për çmimin e blerjes së naftës me shumicë, ku ka thënë se ka fakte të mbështetura në dokumentacion, se një litër naftë kushton 1.75 centë, ndërsa në tregun me pakicë po shitet 1.79 centë.

Sipas Berjanit, çmimi i lartë në disa pompa të derivateve për të është shumë e mirë, pasi Kosova është shteti me më së shumti pompa të derivateve edhe qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin, pasi çmimi është i ndryshëm nga pompa në pompë.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika