Besimtarët myslimanë therin kurbanet ditën e Bajramit

Plot me kurbane ka qenë tregu i kafshëve në Prishtinë në ditën e Kurban Bajramit. Ani pse ditë me shi, sikurse edhe një ditë më parë pati interesim të qytetarëve për të blerë kurban. Disa qytetarë kurbanet i therën në shtëpi, por një pjesë e këtyre kafshëve u therën edhe në treg. Aty nuk u pa ndonjë inspektor për monitorimin e këtij procesi

Disa, kurbanet i kanë blerë të premten, e disa e kanë lënë pikërisht në ditën e Kurban Bajramit kur edhe është traditë të bëhet therja e tyre.

Hapësira në Prishtinë ku u vendosën kurbanet për shitje, pati mjaft lëvizje nga qytetarët edhe të shtunën, ndonëse ditë me shi.

Disa besimtarë myslimanë kurbanet po i marrin me vete për t’i therur në shtëpi.

Por të tjerë, po e shfrytëzojnë këtë hapësirë për të bërë therrjen e tyre.

Edhe kasapë në këtë treg ka mjaftueshëm, të cilët prapa kamerës thonë se këtë punë e kryejnë për 20 euro.

E, therja e tyre u bë në këto kushte.

Pamje nga shtija e Kurbanëve në ditëne Bajramit në Prishtinë

Një ditë më parë, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari bëri thirrje që prerja e kurbaneve të bëhet në thertore të licencuara nën mbikëqyrje nga inspektorët.

Megjithëkëtë inspektorë nuk u panë në ditën e Bajramit në këtë hapësirë.

RTV Dukagjini ka tentuar të kontaktojë me AUV-in për të kuptuar nëse kanë inspektuar këtë proces, por zyrtarë të këtij institucioni nuk kanë qenë të qasshëm.

Qytetari Ramadan Beqiri i cili veçse e ka përfunduar blerjen, thotë se me gjithë shtrenjtimin, çmimi i një kurbani është i përballueshëm për të.

Ramadan Beqiri, qytetar i Prishtinës

“Sipas traditës tonë islame, sot është ditë e Kurbanit të Bjaramit, dhe ne kemi obligim që në këtë ditë të prejmë një kurban. Një gjë të tillë e kemi obligim ta bëjmë për çdo Kurban Bajram, mirëpo kjo varet nga kushtet financiare që i ka personi. Nëse kat ë mundur financiarisht sigurisht që e bën ndërkaq nëse nuk i ka mundësitë është i liruar që mos ta bëjë”, ka thënë Beqiri.

Megjithëse lëvizje pati, e interesimi u vërejt edhe te mërgimtarët, tregtarët nuk qenë shumë të kënaqur me shitjet.

“Nuk ka interesim sivjet hiç, i kanë dërguar paret në xhami, s’ka sen. Asnjë shit nuk është, krejt 4-5 copa. Çmimet 130,140 euro po s’po ka njerëz për me i ble. S’di çka u bë sivjet”, ka thënë tregtari, Besart Gashi.

Kurbani është simbolika kryesore e kësaj e festës së Bajramit të Vogël.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika