Besnik Bislimi me kompetenca të zgjeruara mbi ministritë, udhëheq Zyrën për Ekspertizë

Zyra për Ekspertizë dhe Mbikëqyrje Strategjike do të udhëhiqet nga Besnik Bislimi, mëson televizioni Dukagjini. Kjo Zyrë që do të veprojë në kudër të asaj së Kryeministrit, u themelua të premten me vendim të Qeverisë dhe Bislimi që do të ketë nën kompetencë mbikëqyrjen e projekteve dhe kontratave kapitale, do t’i raportojë direkt kryeministrit Albin Kurti

Njëri nga njerëzit më të besueshëm të Albin Kurtit, megjithatë nuk do të mbes pa pozitë.

Siç ka mësuar televizioni Dukagjini, Besnik Bislimi pritet të udhëheq një zyrë të re që sapo është themeluar të premten nga Qeveria e Kosovës.

Zyra për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategjike sipas vendimit 12/02 do të ketë goxha kompetencë në raport me Ministritë e Qeverisë Kurti 3.

Sipas përgjigjes nga Zyra e Kryeministrit, krijimi i saj është i paraparë në Rregulloren e Punës së Qeverisë.

“Zyra për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategjike është një mekanizëm i ri dhe strategjik brenda Zyrës së Kryeministrit. Ajo do të angazhojë ekspertizë të nivelit të lartë për nevojat e të gjitha dikastereve, duke siguruar që çdo projekt dhe program i Planit të Punës së Qeverisë të zbatohet me efikasitet, ritëm dhe standard profesional. Krijimi i saj parashihet  në Rregulloren e Punës së Qeverisë. Ajo do të mbikëqyrë në mënyrë sistematike projektet kapitale monitorojë kontratat e nënshkruara dhe identifikoj në kohë reale pengesat në zbatim. Zyra do t’i ofrojë Kryeministrit dhe Qeverisë rekomandime të drejtpërdrejta për masa konkrete, duke e shndërruar procesin e zbatimit në një proces të kontrolluar, të matur dhe të orientuar drejt performances”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së.

Vendimi, që e ka ndryshuar atë të vitit 2022 kur ishte krijuar një Njësi për ekspertizë, tani e ka kthyer në Zyrë duke ia dhënë edhe këto përgjegjësi:

– Angazhimi i ekspertizës për nevoja të dikastereve të Qeverisë,

– Sigurimi i zbatimit të Planit të Punë të Qeverisë përmes ekspertizës,

– Mbikëqyrja e zbatimit të projekteve kapitale dhe programeve të parapara me Planin e

Punës të Qeverisë,

– Sigurimi i zbatimit të kontratave të nënshkruara, në veçanti të atyre të projekteve

kapitale,

– Rekomandime Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi marrjen e

masave për të siguruar zbatimin e projekteve e të programeve të parapara me Planin e

Punës së Qeverisë

Pos kësaj, Bislimit mund edhe t’i delegohen punë shtesë nga kryeministri e Qeveria.

Por, Besnik Bislimi, që do të jetë ‘shef’ i ministrave, në kuptimin e mbikëqyrjes së zbatimit të projekteve dhe kontratave kapitale, nuk do t’i raportojë kabinetit qeveritar por vetëm Kryeministrit Albin Kurti.

Ndër të tjera, Zyra do të ketë buxhet të ndarë dhe staf mbështetës – asistentë e shofer.

Vet Bislimi, që kishte qenë zëvendës i parë i Kurtit, e përgjegjës për dialogun, kishte lënë të kuptohet javë më parë se do të vazhdojë punën në ekzekutiv.

“Këtë mandat e kemi bërë më të mirën. Mandati i ri qeveritar, i cili vjen edhe me më shumë përgjegjësi dhe besim nga qytetarët, do të jetë edhe më i suksesshëm, me të arritura të reja, progres demokratik dhe zhvillim ekonomik”, ka deklaruar Bislimi.

Po sot, u njoftua që çështja e dialogut do të kalojë në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga Glauk Konjufca.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika