Besnik Osmani i LDK-së: Garën për vendin e dytë po e bëjnë partitë e tjera, nuk ka shanse ta humbim Fushë Kosovën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka thënë se nuk ka shanse që LDK-ja të humbë Fushë Kosovën si bastion të sajin.

Osmani, i ftuar në Debat Plus, u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke bërë garë për vendin e dytë pasi sipas tij garë për fitues në Fushë Kosovë nuk ka pasi siç thotë ai qytetarët në mënyrë masive do të votojnë LDK-në.

“Ajo që kam parë gjatë fushatës sepse tash jemi në fund nuk ka asnjë gjasë, këtë e bazojë në atë që shoh tek qytetarët e fushe kosovës për ditë. Disponimi i qytetarëve nuk ka se si të mos kthehet në votë ditën e diel”, tha Osmani.

“Mund të ketë balotazh apo  mund të mos ketë varet nga vullneti i qytetarëve, por një shumicë garanton një fitore të madhe të LDK-së në Fushëkosovë.  Garë ka nga partitë e tjera për vendin e dytë, nuk ka garë për fituesin  e diela nuk është larg dhe qytetarët do të vendosin dhe presim rezultatet”, u shpreh Osmani.

 

 

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika