Betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci

Ilir Peci, i cili i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Zveçan, e ka dhënë betimin si kryetar i ri i kësaj komune

Kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, më 25 maj ka bërë betimin, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar.

Kjo ceremoni është zhvilluar në shkollën e fshatit Boletin, përkatësisht në shkollën fillore “Isa Boletini”.

Në objektin e shkollës ku u betua kryetari i ri, janë vendosur flamuri i Republikës së Kosovës dhe ai kombëtar.

Si është atmosfera në Zveçan?

Gjysmë ore para betimit të tre kryetarëve të komunave veriore, Policia e Kosovës dhe Forca të KFOR-it kanë monitoruar situatën në hyrje të Zveçanit, te vendi i njohur si “Kërshi i Dudës”.

Në hyrje të fshatit Boletin, ku është betuar kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, ka qëndruar Policia e Kosovës.

Ekipi i RTV Dukagjinit, i cili ka ndjekur seancën solemne të betimit të kryetarit Peci, ka raportuar se gjendja aktuale në atë pjesë është e qetë.

Megjithatë, këto rezultate zgjedhore nuk janë njohur nga Lista Serbe, që nga publikimi i rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, kishte deklaruar se populli serb në Kosovë “nuk do të lejojë kurrë” që komunat me shumicë serbe në veri të vendit të udhëhiqen nga ata që kanë fituar “1 apo 2 për qind të votave” në zgjedhje.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, u mbajtën pasi kryetarët paraprakë nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar.

Ata u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që obligonte shoferët me makina me targa ilegale të lëshuara nga Serbia, t’i riregjistronin ato në targat legale RKS – Republika e Kosovës.

Ndryshe, Erden Atiq, i cili i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, e ka dhënë betimin si kryetar i ri i kësaj komune, më 19 maj.

Atiq kishte thënë se do ta kryejë punën me besnikëri dhe në pajtim me ligjin për të siguruar një mjedis sa më të qetë.

“Betohem se me nder, besnikëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë”, kishte thënë ai.

Po ashtu, ai e ka caktuar edhe nënkryetaren e re të komunës, Katarina Agangjigj.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika