Bexheti: Për herë të parë shoh dritë në fund të tunelit në Maqedoni

Profesori Nuri Bexheti, ka thënë se për herë të parë po sheh dritë në fund të tunelit

Profesori Nuri Bexheti ka thënë se për herë të parë po sheh dritë në fund të tunelit në Maqedoninë e Veriut.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV dukagjini, Bexheti thotë se lajmi më i mirë për të është grumbullimi i shqiptarëve.

Sipas tij, vlera qëndron në ditën e zgjedhjeve.

“Grumbullimi i shqiptarëve… për mua është lajmi më i mirë për të cilin duhet të flasim. Për herë të parë shoh një dritë në tunel… le të thehen shpatat, le të bëjnë një kampanjë intensive, le të shahen sa të munden, le të ngopen me debat shqiptarët, dhe më në fund kur të vijë dita e madhe, 24-ti, le të hidhet vota edhe në raundin e dytë me 9-tin dhe të shohim fituesin, kjo është vlera”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika