Biblioteka “Pjetër Bogdani”, pasurohet me bibliotekën personale të Skënder Gashit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, tashmë është pasuruar me bibliotekën personale të albanologut Skënder Gashi. Tani lexuesit do të kenë mundësi ta lexojnë atë që Gashi e ka lexuar dhe ruajtur për shumë vjet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, "Pjetër Bogdani"

Biblioteka personale e albanologut të shquar, Skënder Gashi, i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nga familja e tij, sipas porosisë nga vetë ai.

Nga ky koleksion i librave, lexuesi do të ketë mundësinë të lexojë atë që Gashi e ka lexuar dhe ruajtur për shumë vjet. Tani këto libra janë në Prishtinë e secili mund t’i shohë nga afër.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK), përmes një Komisioni të përbashkët me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka pranuar bibliotekën personale, dorëzimi i së cilës është mundësuar nga gruaja e tij, Habibe Gashi.

Bilioteka private e Gashit, nga BKK-ja është cilësuar si e nevojshme për pasurimin e fondit të saj, por sipas tyre kjo është edhe një mënyrë unike për të kujtuar dhe nderuar autorin.

Albanologu, Skënder Gashi

Ndërsa, biblioteka numëron një sërë titujsh, disa prej të cilëve janë botime të rralla dhe me vlerë të veçantë.

Të gjitha veprat e kësaj biblioteke do të arkivohen në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në mënyrë që të ruhen nga profesionistë të bibliotekës, por edhe të vihen në dispozicion për lexuesin.

Si njëri prej studiuesve më të zellshëm të albanologjisë, Skënder Gashi ishte veprimtar i çështjes së Kosovës dhe asaj shqiptare, shkencëtar dhe studiues i albanologjisë në Prishtinë, Zagreb e Salsburg.

Biblioteka private e tij u soll në Prishtinë nga kryeqyteti i Austrisë Vjena, vendi ku Gashi jetoi dhe veproi.

Albanologu, Skënder Gashi

Ndërkaq, nga BKK-ja thuhet se biblioteka e tij personale do të ketë kujdesin më të madh nga stafi i tyre, si dhe sipas tyre, është krijuar një grup punues, i cili do të bëjë regjistrimet për secilin titull, në mënyrë që të publikohet numri i titujve nga kjo bibliotekë.

“Biblioteka personale e prof. dr. Skënder H. Gashit do të trajtohet me shumë kujdes nga stafi profesional i BKK-së. Është krijuar një grup punues i cili do të bëjë evidentimin, vulosjen, regjistrimin dhe përpunimin bibliografik të secilit titull, për të publikuar më pas të dhënat për numrin e titujve dhe të ekzemplarëve të kësaj biblioteke”, thuhet në njoftimin e BKK-së.

BKK-ja ka shprehur mirënjohjen e thellë për kujdesin dhe vullnetin që familja e Gashit ka shfaqur për ta pasuruar Bibliotekën Kombëtare me këtë koleksion.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika