Biden e quan liderin kinez diktator, një ditë pas bisedimeve në Pekin

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Kinës, Xi Jinping, diktator, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje për mbledhje të fondeve në Kaliforni

Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Kinës, Xi Jinping, diktator, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje për mbledhje të fondeve në Kaliforni.

Kjo deklaratë e presidentit amerikan vjen një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me liderin kinez në Pekin për bisedime, që kishin për qëllim lehtësimin e tensioneve midis dy superfuqive të botës.

Xi tha se ishte bërë njëfarë progresi në Pekin, ndërsa Blinken shtoi se të dyja palët ishin të hapura për më shumë bisedime.

Kina ende nuk u është përgjigjur komenteve të Bidenit.

Biden, në mbledhjen e fondeve mbrëmjen e 20 qershorit, sipas kohës lokale, tha gjithashtu se Xi ishte vënë në siklet për incidentin e një balone të dyshuar spiunazhi kineze, që ishte rrëzuar nga SHBA-ja.

“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, për sa i përket kur e rrëzova atë balonë me dy kuti plot me pajisje spiunazhi brenda, ishte se ai nuk e dinte se [balona] ishte aty”, tha Biden, shkruan REL.

“Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinë se çfarë ka ndodhur”, shtoi presidenti i SHBA-së.

Vizita e Blinkenit në Pekin – e para nga një diplomat i lartë amerikan në pothuajse pesë vjet – rinisi komunikimin e nivelit të lartë midis dy vendeve. Si Biden, ashtu edhe Xi e përshëndetën takimin si një zhvillim të mirëpritur. Por, Blinken e bëri të qartë se mbeten dallime të mëdha midis dy vendeve.

Washingtoni dhe Pekini kanë pasur mosmarrëveshje prej kohësh për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e njeriut dhe Tajvanin.

Por, marrëdhëniet janë përkeqësuar veçanërisht gjatë vitit të kaluar. Tani po që afrohen zgjedhjet në SHBA, tensionet me Kinën janë bërë një çështje politike. Disa senatorë republikanë e kanë kritikuar administratën e Bidenit se ka mbajtur qëndrim “të butë” ndaj Kinës./REL

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika