Biden thërret për “Samitin e dytë për Demokracinë”

Shtetet e Bashkuara do të organizojnë “Samitin e dytë për Demokraci” më 29 dhe 30 mars 2023, në të cilin, është projektuar të diskutohen sfidat, me të cilat, përballet demokracia në botë

Joe Biden në Samitin për Demokracinë





Shtetet e Bashkuara do të organizojnë “Samitin e dytë për Demokraci” më 29 dhe 30 mars 2023, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Sipas njoftimit, ky samit është i projektuar për të diskutuar sfidat, me të cilat, përballet demokracia në botë dhe mënyrat për t’u përballur me regjimet autokratike.

“Duke u bazuar në Samitin e parë për Demokraci të mbajtur në dhjetor 2021, ky takim do të demonstrojë sesi demokracitë sjellin sukses për qytetarët e tyre dhe se si janë të pajisura më së miri për të adresuar sfidat më urgjente në botë”, thuhet në njoftim.

Përmes kësaj thirrjeje, në njoftim thuhet se pretendohet të demonstrohet se qeverisja transparente dhe e përgjegjshme mbetet mënyra më e mirë për të ofruar prosperitet, paqe dhe drejtësi të qëndrueshëm.

Samiti i dytë për Demokraci do të mbledhë liderët botërorë në një format virtual, plenar, i ndjekur nga tubime hibride në secilin prej vendeve me përfaqësues nga qeveria, shoqëria civile dhe sektori privat.

“Së bashku, ne do të shfaqim progresin e bërë nga partnerët e Samitit në angazhimet gjatë Vitit të Veprimit dhe do të riafirmojmë vitalitetin e modelit demokratik dhe veprimit kolektiv për të përballuar sfidat e paprecedentë të kohës sonë”, vijon njoftimi.

“Ne presim një tjetër Samit të suksesshëm dhe përshpejtimin e veprimeve konkrete drejt rinovimit demokratik”.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika