Bie çmimi i naftës

Çmimet e derivateve për të enjten e tetë shtatorit dallojnë pak nga ato të së mërkurës. Çmimi i naftës dhe gazit ka rënë pak, ndërsa çmimi i benzinës nuk ka lëvizur

Ilustrim

Çmimi i naftës për litër të enjten e tetë shtatorit do të jetë një euro e 70 centë për litër.

Kështu bëhet e ditur në publikimin e përditshëm të çmimeve tavan për derivate të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është vetëm një cent më lirë sesa të mërkurën.

Çmimi tavan i benzinës është një euro e 36 centë për litër, çmim ky që nuk ka lëvizur nga e mërkura, por është dy centë më lirë sesa të martën.

Ndërsa, çmimi maksimal për gaz është 0.76 euro, një cent më lirë sesa ditën e mërkurë.

Këto çmime vlejnë 24 orë nga koha e publikimit.

Raporti ditor i çmimeve tavan nga MINT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika