BIK-u organizon konferencë shkencore kushtuar ish-myftiut Rexhep Boja

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) do të organizojë më 18 dhe 19 tetor një konferencë shkencore kushtuar ish-myftiut dhe ish-diplomatit Rexhep Boja.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) do të organizojë një konferencë shkencore në nder të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar, Rexhep Boja, i cili ndërroi jetë në shtator të vitit 2021.

Konferenca, e titulluar “Myftiu dr. Rexhep Boja – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”, do të mbahet më 18 dhe 19 tetor në Prishtinë.

Ramadan Shkodra, drejtori për Kulturë dhe veprimtari botuese në BIK, ka bërë të ditur detajet rreth konferencës. Ai theksoi se dita e parë, më 18 tetor, do të përfshijë seancën hapëse, ku do të marrin pjesë prijës të lartë të shtetit, udhëheqësit e BIK-ut dhe mysafirë të ftuar posaçërisht për këtë ngjarje.

Në ditën e dytë, më 19 tetor, do të zhvillohet pjesa shkencore, ku rreth 33 studiues dhe kumtues do të prezantojnë punimet e tyre për kontributin e doktor Bojës.

“Kryesia e BIK-ut janë që vjen, më datë 18 dhe 19 tetor, organizon konferencë shkencore kushtuar, ish-myftiut tonë, vizionari dhe diplomatit tonë të shquar Rexhep Boja. Konferenca është dy ditore, ditën  premte –dita e parë –do të jetë seanca hapëse, ku do ë marrin pjesë prijësit më të lartë të vendit, udhëheqësit e BIK-ut dhe mysafirë të ftuar enkas për këtë konferencë.

Ndërsa ditën e tyre, të shtunën, është pjesa shkencore, pjesa tematike, kur pritet, kontributi i doktor Bojës në krye të BIK-ut dhe në funksion të shtetësisë dhe diplomacisë të Kosovës të trajtohet nga rreth 33 studiues dhe kumtues me kumtesa dhe kontribute të ndryshme. Ku do të vihet në pah kontribut i doktor Bojës, vizioni dhe arritjet që ka shënuar në qoftë për BIK-un gjatë viteve të ’90-ta, koordinimi me udhëheqësit e atëhershëm të vendit. Qoftë kontributi i tij në arsim, edukim dhe diplomaci”, ka thënë Shkodra.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika