Binjakëzohet Komuna e Skenderajt dhe Vukovarit të Kroacisë, dy vende me histori të përgjakshme nga Serbia

Komuna e Skenderajt është binjakëzuar me komunën e Vukovarit nga Kroacia. Këto qytete kanë një histori të ngjashme me njëra-tjetrën sa i përket luftës me Serbinë

Komuna e Skenderajt, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook se është binjakëzuar me komunën e Vukovarit e cila gjendet në Kroaci.

Këto dy qytete kanë një të kaluar historike të ngjashme për shkak të përballjes me masakrat e shkaktuara nga Serbia.

“Në një organizim në sallën e Bordit të Drejtorëve në objektin e Komunës, është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit në mes të kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura dhe homolugut të tij kroat, Ivan Penava, kryebashkiak i Vukovarit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka treguar se me delegacionin kroat e ka vizituar Prekazin.

“Bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku shokë të luftës dhe deputeten e Parlamentit të Kosovës, Ganimete Musliu, gjatë shoqërimit të delegacionit të Vukovarit, i udhëhequr nga kryebashkiaku Ivan Penava dhe me Esad Çollakun e Tom Kaçinarin, në nderim të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jetojmë të lirë në një shtet të pavarur dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi me popuj të lirë e vende mike të Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të luftës sonë çlirimtare!”, ka shkruar Nura në Facebook.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika