Bislimi: Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për mundësitë e investimit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës i ngarkuar me dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi, teksa ka thënë se Kosova është vend me potencial të madh zhvillimor, ka shtuar se Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për mundësitë e investimit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës i ngarkuar me dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi,

“Agjenda ambicioze legjislative dhe ndërmarrja e reformave në fushat e politikës industriale, në statusin strategjik të investitorit, krijimin e Gjykatës Komerciale, reformimit të legjislacionit për Zonat Ekonomike dhe poashtu mbi inovacionin, e bëjnë Kosovën një vend të sigurt për tërheqjen e investimeve strategjike.”.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë i Kosovës i ngarkuar me dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Gjatë kësaj jave, Bislimi ishte pjesë në “Investment Management Exhibition” të organizuar në Frankfurt, ku zhvilloi takime me investitorë të ndryshëm, me të cilët ka diskutuar mbi atë se çfarë Kosova i ofron investitorëve ekzistues dhe potencialë.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës i ngarkuar me dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi

Ai ka potencuar Kosova ka potencial të madh zhvillimor, me moshë mesatare të re të popullsisë, cilësi të lartë të demokracisë dhe Qeveri të fokusuar në punësim dhe drejtësi.

“Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për mundësitë e investimit dhe po avancon përmes një agjende ambicioze drejt integrimit evropian. Performanca dhe imazhi pozitiv i Kosovës reflektohet dhe në përmirësimin në pozicione, ndër më të lartat ndonjëherë në renditjet botërore”, shkroi ai.

Ai ka thënë se ndër hapat e rëndësishëm të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës është edhe formalizimi i ekonomisë, që ka sjellë rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Ndryshe, Bislimi ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, quhej “proserb”.

Postimi i zëvendëskryeministrit ishte fshirë pak pas publikimit, mirëpo nuk kaloi pa u vërejtur nga mediat.

Lidhur me këtë veprim ka reaguar Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendskryeministrit Bislimi, i cili ka thënë se postimi në fjalë është shpërndarë gabimisht.

“Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht. Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social ‘Facebook’, është klikuar pa qëllim butoni i shpërndarjes”, ka shkruar Kadiu.

Reagon këshilltari i Besnik Bislimit lidhur me postimin: U bë gabimisht

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika