Bislimi për bashkëpunimin regjional: E shohim si shtyllë kyçe për prosperitet në të gjithë rajonin

Zëvendëskryeministri Bislimi, për bashkëpunim regjional, ka thënë se e shohin si shtyllë kyçe për stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, ka thënë se janë të përkushtuar më shumë për bashkëpunim regjional, sepse, sipas tij, këtë e shohin si shtyllë kyçe për prosperitet në të gjithë rajonin.

“Jemi të përkushtuar edhe më shumë për bashkëpunim regjional sepse këtë e shohim si shtyllë kyçe për stabilitetit dhe prosperitet në të gjithë rajonin. Në një kohë kur kundërlidhja është gjithnjë e më në rritje, izolimi nuk është opsion. Duke kapërcyer kolektivisht sfidat që t’i kalojmë kufijtë kombëtarë ne mund të hapim rrugë, për një rajon ballkanik sa më të integruar”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se konteksti gjeopolitik në të cilin ndodhet Kosova kërkon pozicionim strategjik.

“Rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian është një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë sonë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Konteksti gjeopolitik në të cilin ndodhet Kosova kërkon pozicionim strategjik”, ka thënë tutje zëvendëskryeministri i Kosovës.

“Rajoni ynë po përballet me tentativë destabilizuese që më shumë gjasë regjisorin e kanë në Rusi, por akterët kryesorë janë nga vetë regjioni. Kosova është përballur disa herë këtë vit, edhe në maj e qershor, e së fundmi më 24 shtator, me skenar që kanë vetëm një qëllim, destabilizimin dhe jo vetëm të Kosovës por të të gjithë rajonit”, ka shtuar ai.

Bislimi është shprehur se pozita e Kosovës në rajon nuk ndërlidhet vetëm me interesin kombëtar, por dhe me kontributin që mund të japim për paqe, siguri dhe zhvillimin në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika