Bislimi për ndalimin e vizitës së tij: Është sinjal që Serbia nuk është e gatshme t’i normalizojë marrëdhëniet

Besnik Bislimi





Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas ndalimit të vizitës së tij në Beograd këtë të enjte, ka deklaruar se kjo është bërë pa asnjë arsye të qëndrueshme dhe se kjo sipas tij do të thotë se Serbia nuk është e gatshme të normalizohen marrëdhëniet me Kosovën.

Bislimi tha, se ndalimi i vizitës së tij dhe arsyeja e autoriteteve të Serbisë, se është bërë për shkak të mungesës së sigurisë, ka qenë artificiale.

Ai bëri të ditur, se kërkesën për vizitë e ka bërë javën e kaluar dhe se ajo ishte aprovuar.

“Për këtë kemi paraqitë kërkesë para organeve qysh javën e kaluar dhe ka qenë e aprovuar, edhe sot ka qenë në rregull, derisa në një moment na është thënë se Serbia nuk mund të ofrojë siguri apo siguria ka qenë e rrezikuar, për neve është sinjal që Serbia nuk është e gatshme të punojë drejt normalizimit. Është absurde për një konferencë për siguri Serbia publikisht ta pranojë që ka elemente kriminale që duan ta cenojnë sigurinë”, ka thënë ai.

Tutje, Bislimi tha, se arsyeja e vërtetë e ndalimit të vizitës së tij në Beograd, është që të mos thuhet e vërteta apo versioni i së vërtetës nga Kosova.

Ai ka thënë se qytetarët e Serbisë, janë ekspozuar vazhdimisht nga propaganda të Serbisë në lidhje më çështjet e ndryshme të dialogut.

“Arsyeja është diku tjetër, sepse ne kemi pasur për qëllim që Beogradit dhe korit diplomatik t’i ofrojmë versionin e Kosovës mbi zhvillimet që janë në Kosovë dhe për normalizimin e situatës. Qytetarët në Serbi9 janë ekspozuar një propagande të tmerrshme nga qeveria e Serbisë, dhe të një vërtete të shpikur në dialogun me Serbinë, dhe ka qenë një rezistencë të mos mundësohet versioni i anës tjetër”, ka deklaruar ai.

Bislimi bëri të ditur, se ndalesa e tij është bërë rreth 85 kilometra para se të mbërrinte në Beograd.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika