Bislimi pret në takim deputetin gjerman: Kosova ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së

Këtë të martë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Christoph Ploss. Është njoftuar se në këtë takim është diskutuar mbi rrugëtimin evropian të Kosovës

Zëvëndëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe deputeti i Bundestagut gjerman, Christoph Ploss

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka pritur në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Christoph Ploss, të martën e 20 dhjetorit.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë thuhet se Gjermania është një nga aleatët më të fuqishëm dhe shtet mik i Kosovës, ndërsa marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, “vijojnë e thellohen në kuadër dhe të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët strategjik”.

“U diskutua dhe mbi rrugëtimin evropian të Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi përmendi se vendi ynë ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së, kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe së fundmi për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe janë bërë hapa përpara drejt liberalizimit të vizave, ku sot dhe u miratua nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrisë.

Tutje thuhet se zëvendëskryeministri Bislimi ka falënderuar deputetin për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve gjermane ndaj Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika