Bislimi: Qytetarët në Serbi janë të ekspozuar ndaj një propagande shumë të tmerrshme nga qeveria serbe

Numri dy i Qeverisë së Kosovës , Besnik Bislim i ka treguar detajet pse i është anuluar vizita në Beograd nga autoritetet e Serbisë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës i ngarkuar me dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi,





Zëvendëskryeministri i Kosovës,  Besnik Bislim, ka radhitur arsyet pse është anuluar vizita e tij në Beograd nga Policia e Serbisë, që sipas tij është bërë me qëllim sepse politika e Serbisë nuk dëshiron që qytetarët e tyre të kenë versionin tjetër se çfarë po ndodhë në Republikën e Kosovës.

“Sot dhe nesër ka qenë e paraparë të jem pjesë e dy konferencave me rëndësi në Beograd, në një diskutim me korin diplomatik në Serbi dhe organizatat e shoqërisë civile, ku është dashtë të diskutohet për Kosovën dhe udhëtimit drejt Evropës për rajonin, si dhe në Forumin e Sigurisë së Beogradit, pjesë e një diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi. Pra, katër koncepte me rëndësi, marrëdhëniet ndëretnike, rrugëtimi drejt Evropës, siguria dhe dialogu”.

“Ju e dini që qytetarët në Serbi janë të ekspozuar ndaj një propagande shumë të tmerrshme nga Qeveria e Serbisë dhe një të vërtete të shpikur rreth zhvillimeve edhe në Kosovë edhe në dialogun me Serbinë. Si duket ka patur një rezistencë të madhe që të mos mundësohet edhe paraqitja, versioni i anës tjetër”

Bislim ka shtuar se  delegacioni i Republikës së Kosovës ka pasur për qëllim që në Serbi para korit diplomatik dhe qytetarëve serbe që t’iu ofrojnë edhe versionin e Kosovës mbi zhvillimet që janë në Kosovë edhe  planin  për  normalizimin e situatës.

“Është absurde që në një konferencë për sigurinë, Serbia të pranojë që ka elemente kriminale që duan ta cenojnë sigurinë dhe të pranojë që është e dobët të ofrojë siguri për pjesëmarrësit” , ka shtuar Bislimi.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se të premten 28 tetor të vitit 2022 të kyçet online në tryezën e diskutimit.

 





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika