Bislimi takon ambasadoren suedeze, flasin për nevojën e liberalizimit të vizave

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck, të cilën e falënderoi për bashkëpunimin, mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në takim me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.

Ai ka potencuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Bislimi e ka falënderuar ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin, mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën, veçanërisht për rolin e saj aktiv në mbrojtje të mjedisit dhe politikave të gjelbra.

“Kosova mirëpret mundësitë për rritje të investimeve për investitorët dhe kompanitë e mëdha suedeze, të cilat mund të kontribuojnë mes të tjerave në zhvillimin e inkubatorëve të bizneseve, energjinë, menaxhimin e mbeturinave”, thuhet në njoftimin për media.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka theksuar sukseset e Kosovës në sundimin e ligjit, demokratizimin, luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe migrimit.

Bislimi shprehu mirënjohje për punën e frytshme të Ambasadores dhe ekipit të saj duke vlerësuar impaktin e rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Suedisë.

“Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, e cila ka ndihmuar me mbi 10 milionë euro në vit institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në projektet për zhvillim ekonomik dhe demokratik, të drejta të njeriut dhe mbrojtje të mjedisit, që kanë ndihmuar në transformimin e shoqërisë tonë”, ka thënë Bislimi.

Ai shtoi se Kosova sheh tek shteti i Suedisë një model të demokracisë dhe lirisë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika