Bislimi të enjten e viziton Beogradin, merr pjesë në një tryezë ku diskutohet për dialogun

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të enjten dhe të premten do të qëndroj për vizitë zyrtare në Serbi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës i ngarkuar me dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi,





Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në një njoftim zyrtar e ka konfirmuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, të enjten do të ketë vizitë zyrtare në Serbi.

Bislimi pritet të marrë pjesë në një konferencë për marrëdhënie ndëretnike, me temë diskutimi dialogun diplomatik

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurse ditën e premte Bislimi do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë  “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika