Bleu produkte mbi 700 euro me monedha të falsifikuara 2 euroshe, shoqërohet në polici i dyshuari

Policia e Kosovës e ka intervistuar një person në Ferizaj, nën dyshim për falsifikim të parave

Monedhat e konfiskuara

Kohëve të fundit është shtuar numri i raportimeve për monedhat dy euroshe të falsifikuara.

Së fundmi, Policia e Kosovës ka njoftuar se në një qendër tregtare në Ferizaj, një person kishte blerë produkte mbi 700 euro, të cilat i ka paguar me monedha dy euroshe të falsifikuara.

“Me datën 07.05.2023 rreth 15:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë te një qendër tregtare në Ferizaj, një person i dyshuar aty kishte blerë produkte ushqimore në vlerë rreth 740 euro, të gjitha monedha nga dy (2) euro të dyshuara si të falsifikuara dhe ishte larguar”, thuhet në njoftim.

Pas marrjes së informatave, është identifikuar i dyshuari me inicialet H.R, i moshës 41-vjeçare, i cili është shoqëruar në polici.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse monedhat dy euroshe janë konfiskuar.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, është identifikuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, personi i dyshuar H.R ( M/K) i moshës 41-vjeçar. Pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt hetimore, kurse monedhat në vlerë 740 euro, të gjitha monedha nga dy (2) euro janë konfiskuar për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika