BNE fiton – para mbi 280 mijë shikueseve – ndeshjen e parë në turneun “Rio Major”

Ekipi kosovar, Bad News Eagles, kanë fituar ndeshjen e parë në turneun më të madh të CS:GO IEM Rio Major në Rio de Janeiro në Brazil. Ata mposhtën ekipin brazilian 00Nation

BNE

Bad News Eagles tashmë janë dy ndeshje larg kualifikimit në fazën tjetër në turneun në Brazil, pasi mposhtën ekipin brazilian 00Nation në ndeshjen e tyre të parë në turneun CS:GO IEM Rio Major që po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Kjo ndeshje u zhvillua në formatin “B01” në mapin “Vertigo”, ku BNE fitoi më rezultat të bindshëm prej 16 me 3.

Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Rigoni me 21 eliminime gjithsej, por të gjithë lojtarët patën paraqitje fantastike.

Fituesi i këtij turneu merr 500 mijë dollarë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika