BNE për herë të parë renditet në vendin e 18-të në ranglistën botërore të CS:GO

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles, nga rezultatet triumfuese të ndeshjeve të fundit, ka bërë që të ngjitet në renditjen botërore të CS:GO, ku tani për herë të parë renditet në vendin e 18-të

Bad News Eagles renditen në vendin e 18-të të renditjes botërore të Counter-Strike: Global Offensive

Rezultatet e jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit nga ekipi kosovar, Bad News Eagles, kanë bërë që të ngjitet në renditjen botërore të Counter-Strike: Global Offensive (CS:GO), ku tani për herë të parë renditet në vendin e 18-të.

Të hënën, është përditësuar ranglista botërore e CS:GO nga HLTV, në ndeshjet e fundit të cilat ka triumfuar ekipi nga Kosova, Bad News Eagles, ka bërë që të kalojë nga vendi i 19-të në vendin e 18-të, për herë të parë në histori të ekipit.

Për momentin, BNE po garon në turneun REPUBLEAGUE, ku ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë në çerekfinale të turneut, e cila do të mësohet së shpejti.

Ndërkaq, Bad News Eagles është ftuar në turneun kualifikues të turneut Major i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Foto HLTV

Ndërsa, në lojën e fundit ekipi nga Kosova, Bad News Eagles, është mposhtur nga ekipi ECSTATIC në turneun REPUBLEAGUE, por gara për ta nuk ka përfunduar akoma.

Edhe pse u mposhtën nga ECSTATIC me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, BNE ka ende gjasa për ta fituar turneun REPUBLEAGUE, ku shpërndahen çmime në vlerë prej 130 mijë dollarësh.

Ndeshja kishte filluar me fitore të mapit të parë nga ekipi BNE, por që nuk arritën ta përsëritin në mapat tjera, kështu duke i humbur dy mapat e fundit.

Ekipi Bad News Eagles

Ekipi ECSTATIC me fitoren kundër BNE ka siguruar direkt gjysmëfinalen, ndërsa ekipi shqiptar do të luajë në çerekfinale.

Ndërkaq, ende nuk është bërë e ditur se kur do ta zhvillojë ndeshjen e radhës ekipi shqiptar në turneun REPUBLEAGUE.

“Bad News Eagles” fiton ndaj “MAD Lions” në turneun “REPUBLEAGUE CS:GO”

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika