Bodo/Glimt vazhdon me fitore, mposht Sportingun

Bodo/Glimt ka dhuruar një tjetër performancë fantastike, duke mposhtur 3:0 Sporting CP në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së UEFA Champions League, në qytetin e ftohtë të Bodo-s, Norvegji.

Golin e parë e shënoi Sonder Burnstad Fet nga pika e bardhë në minutën e 32-të. Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e shtesës, Ole Didrik Blomberg realizoi golin e dytë për vendasit.

Në minutën e 71-të, Kasper Hogh shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren e thellë dhe duke i dhënë Bodo/Glimtit një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit.

Me këtë rezultat, norvegjezët janë në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në çerekfinalet e garës elitare europiane për klube.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika