Bogujevci pas arrestimit për drogë të kriminelit serb në Athinë: Një vrasës i fëmijëve është lejuar të bredh rrugëve të Evropës

Saranda Bogujefci ka komentuar arrestimin e kriminelit serb, Sasha Cvjetan, i cili u arrestua në Athinë për drejtim të një karteli drogë duke thënë se “Një vrasës i fëmijëve është lejuar të bredh rrugëve të Evropës”

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, pjesëtari i formacionit paraushtarak “Scorpions” Sasha Cvjetan (ilsutrim)

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka thënë se është shumë larg që të arrihet drejtësia për krimet që ka kryer shteti serb në Kosovë.

Ky reagim i saj erdhi pasi i dënuari për masakrën ndaj familjes ë saj, Sasha Cvjetan, është arrestuar në Athinë si një nga drejtuesit e një karteli droge.

“Kur Saša Cvjetan u dënua për masakrën e familjes sime, ne u pyetëm nëse drejtësia ishte vënë në vend. Përderisa nuk ka kurrë drejtësi kur të masakrohet familja juaj, ne kishim shpresuar që të paktën të nxirren mësime. Fatkeqësisht, siç e kemi parë është larg realitetit”,  ka shkruar Bogujevci në Twitter.

Një ish-“Akrep”, i burgosur për krime lufte në Kosovë, është arrestuar në Athinë nga DEA amerikane

Cvjetan ishte një anëtar i njësisë Scorpion, njësit i cili ishte një njësi i rezervuar më kuadër të Punëve të Brendshëm të Serbisë.

Ky njësit kanë vrarë gra fëmijë dhe pleq, Bogujeci tha se “nga 21 anëtarët e familjes sime, vetëm unë dhe katër kushërinjtë mbijetuam”.

Cvjetan u dënua me 20 vjet burg, por në vitin 2018 ai u lirua tre vjet e gjysmë para se të përfundonte dënimi për “sjellje të mirë”. Tani, ai është arrestuar për më shumë aktivitet kriminal.

“Një vrasës i fëmijëve është lejuar të bredh rrugëve të Evropës”, ka thënë Bogujevci duke theksuar se do të punojnë me me institucionet ndërkombëtare për të siguruar që Cvjetan të largohet përgjithmonë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika