Borrell e thërret Vuçiqin, flasin për “punë të rëndësishme” të Ballkanit e BE-së

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se ka diskutuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq rreth punëve të rëndësishme që po i presin përpara Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor, duke e llogaritur Serbinë si një kandidate e sinqertë dhe partnere e besueshme evropiane për parime, vlera, siguri dhe prosperitet të përbashkët

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se ka diskutuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq nëpërmjet telefonit.

Borrell ka njoftuar se thirrja është bërë nga ai, ndërsa është biseduar për punë të rëndësishme që po i presin përpara Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor.

“Duam të llogarisim te Serbia si një kandidate e sinqertë dhe partnere e besueshme evropiane për parime, vlera, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ai ka shtuar se në këtë bisedë janë trajtuar edhe çështjet rajonale, duke përfshirë Bosnjë-Hercegovinën dhe zgjedhjet e ardhshme në këtë vend.

Kjo bisedë midis Borrellit dhe Vuçiqit u zhvillua derisa presidenti serb po merr pjesë në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Vuçiq, pas arritjes në Ohër ka thënë se është një mbështetës i fortë i nisjes së negociatave të BE-së, me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porse nisma “Ballkani i Hapur” është në dobi të të gjithëve.

Përveç presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe atij shqiptar, Edi Rama, që janë iniciues të “Ballkanit të Hapur”, në takimet e nismës në Ohër, për herë të parë, merr pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në cilësinë e vëzhguesit.

Vuçiq: “Ballkani i Hapur” nuk e zëvendëson BE-në

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika