Borrell i fton në takim Kurtin dhe Vuçiqin: Kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të gjetur një rrugëdalje nga kriza aktuale.

Kështu ka bërë të ditur vetë Borrell përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se situata duhet të shtensionohet menjëherë.

Sipas tij, kjo është parësore për rajonin dhe BE-në.

“E kam thirrur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një rrugëdalje nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkruan Borrell.

Ndryshe, Kurti ka udhëtuar të mërkurën e 21 qershorit për në Itali.

Ndërkaq, të enjten do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parol.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Itali. Nesër kryeministri do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol”, thuhet në komunikatë për media.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika