Borrell për propozimin franko-gjerman: Ka përkrahjen e fortë të 27 vendeve anëtare të BE-së

Kosova dhe Serbia duhet të dialogojnë sepse kjo është esenca e rrugës evropiane, kështu ka deklaruar Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri





Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të hënën e 12 dhjetorit, ka folur edhe për planin franko-gjerman, i cili është propozuara si zgjidhje për çështjen Kosovë- Serbi.

“Jam i lumtur që kemi marrë përkrahjen e fortë të të gjithë ministrave për këtë iniciativë. Tash është propozim i 27 shteteve të BE-së”, ka thënë Borrell.

“Ne e kemi ofruar atë propozim dhe duhet ta shtyjmë para urgjentisht”, ka theksuar shefi i diplomacisë evropiane.

“Palët duhet të kthehen në dialog. Është një detyrë që BE-ja e ka marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe po ashtu unë si lehtësues”, ka shtuar ai.

Sipas Borrellit, palët duhet të dialogojnë sepse kjo është esenca e rrugës evropiane.

“Pas incidenteve në veri, ne kemi vendosur një propozim për dy liderët, e kemi përditësuar atë javët e fundit, pas marrëveshjes së fundit që e arritëm për targat, e që shpresonim se të evituam tensionet”, ka përfunduar Borrell.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika