Borrell ua dorëzon vendeve të BE-së raportin për masat ndaj Kosovës

Megjithatë, nuk dihet nëse Borrell ka rekomanduar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë, ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023.

Atëbotë, BE-ja pati thënë se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim të situatës.

Megjithatë, nuk dihet nëse Borrell ka rekomanduar heqjen e masave.

Diskutimi i parë rreth këtij raporti do të mbahet të mërkurën në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Megjithatë, në atë takim nuk pritet të merret një vendim se si të veprohet për masat.

Dorëzimi i këtij raporti, qoftë edhe me rekomandim të qartë, nuk do të thotë se masat hiqen menjëherë.

Ky raport vetëm do t’iu shërbejë vendeve anëtare për ta rikthyer këtë çështje në agjendë dhe për të filluar shqyrtimin e mundësisë së heqjes së masave në të ardhmen.

Ndonëse ka kaluar një vit, pak dihet se kush saktësisht është prekur prej këtyre masave.

Zyrtarët kanë thënë publikisht se janë pezulluar takimet në mes të zyrtarëve evropianë dhe atyre të Kosovës, janë pezulluar disa takime në kuadër të procesit të stabilizim-asociimit dhe janë pezulluar dhe janë ndaluar prokurimet e reja të projekteve që burojnë nga IPA 2023 [Instrumentet e Para-Anëtarësimit], dhe nuk kanë filluar diskutimet për IPA 2024.

Zyrtarë të BE-së kanë diskutuar për herë të parë rreth mundësisë së heqjes së masave në prill të këtij viti, andaj edhe kanë kërkuar një raport prej Borrell-it.

Dorëzimi i raportit është shtyrë disa herë.

Si njëra prej arsyeve për shtyrje është përmendur aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit për mbyllje të degëve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, por edhe kundërshtimet e ndryshme të disa zyrtarëve të Komisionit Evropian.

Disa burime diplomatike i patën thënë Radios Evropa e Lirë atë muaj se shumica e vendeve të bllokut kanë qenë në favor të heqjes së masave kufizuese për Kosovën.

Dallimi i vetëm mes vendeve anëtare ka qenë nëse masat duhet të hiqen menjëherë apo gradualisht.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika