Brenda qendrës rahabilituese, integruese në Shtime

Ekipi i TV Dukagjinit ka qëndruar gjatë ditës në Qendrën Integruese, Rehabilituese të sëmuarve kronik psikiatrik në Shtime. Nga aty sjellim rrëfime për vështirësitë e stafit për të punuar në këtë institucion shëndetësor dhe rrëfime të pacientëve që tashmë kjo qendër është një shtëpi e parë për ta

Qendra rehabilituese, Shtime

Është institucion shëndetësor, por gjithashtu edhe shtëpi e përhershme për dikë.

Kjo është Qendra integruese, Rehabilituese e të sëmuarve kronikë psikiatrik në Shtime, ku në këto hapësira jetojnë gra e burra të cilët kanë probleme të ndryshme me shëndetin mendor.

Ky objekt ka kapacitet për 65 pacientë  të cilëve i ofrohet ndihma e infermierëve, ushqimi e edhe dhomat.

Për të kaluar ditën nuk mungojnë aktivitetet.

Madje një nga pacientët tregon me krenari për vizatimet që ka bërë.

E një tjetër pacient që trajtohet këtu, e ka përshtypjen që nuk ka nevojë të jetë në këtë Qendër, por gjithsesi tregon për problemin e tij.

“E kam njëfar stresi diqysh po me doket qe jam dikush që krejt se di mdoket që po i kthejnë sytë nga une, po du me shnosh vetën ma s’pari se po kam probleme”, ka thënë një person që ka dashur të mbetet anonim.

Ata që trajtohen këtu shprehën të kënaqur edhe me sjelljën e stafit, ani pse dëshira  e tyre është  të jenë afër familjarëve.

“Na pëlqen vendi këtu por shpija më e mirë është ajo shpija atje, ku dalim pim kafe e sene”, është shprehur një pacient tjetër.

Por, stafi  i këtij institucioni shëndetësor tregon që jo të gjithë familjarët e pacientëve janë të afërt me ta.

Sipas tyre ka raste që nuk i vizitojnë asnjëherë.

Përvec këtij problemi, stafi shëndetësor këtu ndonjëherë edhe sulmohen nga pacientët.

Punëtorja sociale, Shpresa Halimi tregon një rast të tillë.

“Nuk i ka nja një muaj që ma ka mshu pacienti. Nuk ka qenë lëndim i madh por nja dy tri-ditë më ka dhimte krytë se ma ka mshu në kokë po lëndim me gjakë a kështu najsen jo”, ka thënë ajo.

E drejtori i kësaj qendre, Miftar Zenelaj tregon se me cfarë diagnoza kanë pacientët e pranishëm aty.

Drejtor i Qendrës rehabilituese, Miftar Zenelaj, Shtime

“Kjo qendër trajton një kategori të pacientëve të cilët janë të diagnostifikuar me skizofreni paramoide, kategori e cila zakonisht është e cenuar nga aspekti shëndetësor, një sëmundje e cila kur godet e degradon njeriun në sferën emocionale, perceptive të menduarit etj”, është shprehur drejtori.

Qëllimi i rehabilitimit psikiatrik në këtë qendër  është qe ti ndihmojë këta persona për ti zhvilluar aftësitë e tyre mendore, emocionale, sociale dhe intelektuale të nevojshme për të jetuar dhe vepruar  në komunitet me sa më pak mbështetje sociale.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika