Britania e Madhe i kërkon Serbisë t’i heqë menjëherë barrikadat në veri

Britania e Madhe ka kërkuar heqjen e menjëhershme të barrikadave të vendosura në veri të Kosovës

Rrugët e bllokuara nga barrikadat në Veri





Britania e Madhe, ashtu sikurse edhe shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, ka kërkuar menjëherë të hiqen barrikadat ilegale të vendosura në rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.

Përmes një komunikate për media, Britani e Madhe, ka theksuar se i dënon fuqishëm sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare.

“Presim që të gjitha pengesat ilegale të hiqen dhe t’i jepet fund kërcënimeve, dhunës dhe frikësimit. Ne vlerësojmë dhe mbështesim plotësisht Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) në punën e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe kontributin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në mbështetjen e autoriteteve kosovare për sundimin e ligjit. Ne i dënojmë fuqishëm dhe i cilësojmë si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”.

Në këtë reagim, thuhet se arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj institucioneve të sigurisë nuk mund të përdoret si arsyetim për vendosjen e barrikadave ilegale.

“Ky arrestim nuk është justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve, as kërcënime dhe frikësim ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”.

Po ashtu, Britani ka bërë thirrje gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin retorikën nxitëse dhe të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës.

“U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të veprojnë me përmbajtje dhe që autoritetet e Serbisë të përdorin ndikimin e tyre për të arritur një deeskalim të situatës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është mjeti për të zgjidhur konfliktet dhe për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara”, thuhet në reagim.

Ambasada amerikane në Prishtinë dhe Beograd: Të merren masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzim të situatës





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika