Buja: Fuqizimi i grave në Lipjan, prioritet i programit tim qeverisës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me disa gra nga qyteti, së bashku me kandidaten për Kuvendin Komunal, Afërdita.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi sfidat me të cilat përballen gratë në Lipjan, si dhe roli i komunës në adresimin dhe tejkalimin e tyre.

“Së bashku me Aferditen, kandidaten tonë për Kuvendin Komunal, takuam disa gra nga qyteti i Lipjanit, me të cilat identifikuam bashkërisht sfidat e grave në Lipjan, si dhe diskutuam për rolin e komunës në menaxhimin dhe tejkalimin e këtyre sfidave.

Jam thellësisht i përkushtuar që, në konsultim me gratë, të hartojmë politika, masa, programe dhe projekte specifike, që objektiv kryesor kanë rritjen e fuqizimit socio-ekonomik të grave, si dhe rritjen e ndikimit të tyre në qeverisje dhe vendimmarrje”, ka shkruar Buja në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika