Buja: Në mandatin e ardhshëm, do të mbulojmë koston e trajnimeve profesionale që shkolla nuk i ofron

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka vizituar sot Scantech Academy, ku tha se rinia e kësaj komune po mëson profesionet e së ardhmes.

Ai u shpreh krenar me zhvillimin e sektorit privat dhe me bizneset e reja që, sipas tij, po e çojnë përpara ekonominë e Lipjanit.

Ahmeti premtoi se në mandatin e ardhshëm komuna do të mbulojë koston e trajnimeve profesionale për profesionet që nuk ofrohen në shkolla, por që kërkohen nga tregu i punës.

“Në mandatin e ardhshëm, do të mbulojmë koston e trajnimeve profesionale për të gjitha ato profesione që shkolla nuk i ofron, por që tregu i punës i kërkon. Lipjanin do ta bëjmë qendër të arsimit profesional! Çdo i ri do të ketë qasje falas në trajnim dhe përgatitje konkrete për tregun e punës. Unë besoj në fuqinë e rinisë dhe për ta do të hapim dyer të reja të arsimit, punësimit e zhvillimit. Sepse vetëm me rininë e përgatitur, Lipjani ecën përpara!”, ka shkruar Ahmeti.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika