Bulliqi nuk arrin të realizojë projektin e tregut të kafshëve brenda mandatit

As pas katër vitesh mandat e premtim nga kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nuk ka arritur të realizohet projekti i tregut të kafshëve. Hapësira e caktuar për ndërtimin e tregut është shndërruar në një deponi mallrash e mbeturinash.

“Në mandatin e plotë, tregu ekzistues i kafshëve do të marrë pamje krejt tjetër, me rend e rregull”.

Kështu deklaronte kryetari aktual i Podujevës e që kandidon për një tjetër mandat nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi.

Katër vite pas, ky është vendi që supozohej të ndërtohej tregu.

E destinuar për këtë projekt, kjo tokë është shndërruar në një deponi mallrash, mbeturinash e materiale inerte.

Ndërkaq, toka pranë saj e cila njëheri është pronë private, përdoret nga tregtarët çdo të shtunë, në ditën e rregullt të tregut të kafshëve në Llap.

Asamblist të LDK-së vlerësojnë se tregu ishte në gjendje më të mirë para se të ndërhynte Bulliqi.

“Buxhet ka pasur të ndarë po tregu para se të mos ishte kështu, ka qenë funksional. Tash ka gërmalla, lloj lloj materialesh. Është komplet jo funksional. Tregu tash funksionon në toka private sa me i kry shërbimet. S’ka qenë shumë e mirë atëherë por të paktën ka qenë funksionale. Ka kundërmim të madh, edhe banorët këndej kanë probleme me këtë erë”, ka thënë Ekrem Rrahmani, asamblist i LDK-së.

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Komuna ka ndarë një shumë për këtë projekt.

Por sipas Rrahmanit, kjo do jetë e pamjaftueshme.

“Në projektbuxhetin për 2026 janë nda 50 mijë euro po veç këta me heq, ka për të kushtuar përmijë 100 mijë euro. Nuk është që bëhrt diçka me atë farë shume. Mesazhi im për të është mos me rrejt aq shumë se po del bajat. Premtimet o jepi diku që nuk të incizon kërkush po mos rrej në publik”, ka shtuar Rrahmani.

Televizioni ka provuar të marrë një përgjigje nga kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi por i njëjti, nuk i është përgjigjur interesimit.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika