Burgu i Dubravës, “Auschwitz-i” i Serbisë

116 të ekzekutuar i zhdukur Ukshin Hoti, 200 të plagosur e 960 të burgosur të dërguar si në kamp përqëndrimi në burgun e Dubravës. Ky ishte plani e krimi i realizuar nga shteti i Serbisë, në nivel ushtarak e politik ndërsa në terren përmes gardianëve që ezkekutuan mizorisht të burgosurit për pak ditë. Për periudhën 19-22 prill 1999, 24 vjet pas, të burgosurit rrëfejnë skenat e krimit e momentet kur vdekja ishte ajo që e dëshironin përballë gardianëve të tërbuar e të etur për gjak

Për disa ditë rreth Dubravës kishte lëvizje të ushtrisë serbe. Po përgatitej fusha për kampin e përqëndrimit dhe shfarosjen kolektive.

Më pas nga të gjitha burgjet e Kosovës, madje edhe nga burgu në Nish të Serbisë nisi grumbullimi i të burgosurve në Dubravë. Pak dallim kishte me kampet e përqëndrimit, pa ushqim, dhunë brutale e përdtishme e më pas ekzekutim.

Serbia kishte arritur qëllimin, NATO ishte bindur se Dubrava përdorej si bazë operacionale e tyre dhe nisi bombardimin. Situatë që tmerroi të burgosurit që u zunë në objekte e u tronditën nga kjo situatë.

“Kur shkuam me i marr valigjet e kemi gjetur të vjerrun me qarshafa në pavilon, e ka vjerr veten”, ka thënë i mbijetuari, Demë Ramosaj.

Më 19 maj nisën bombardimet e pushuan pas tri ditësh. Terreni për gardianët e etur për gjak ishte i gatshëm.

Ishte ditë e shtunë data 22, Demë Ramosaj e kujton shumë mirë. Ishte në mesin e 800 të burgosurve që u ftuan të ekzekutohen, por duke u mashtruar se do ti dërgojnë diku tjetër sepse mungojnë kushtet.

“Kush ka qenë në rreshtin e parë me gjuajtjen armëve dhe të gjitha krejt rreshti i parë ka pësuar. Atëherë kan hudhur bombat, prej andej kanë gju bomba, kujt i bijke bomba, kryt qatje dora qanenej..Atje në fund ka qenë muri i shpuar prej NATO-s, aty kemi tentu me dalë janë dalë tre veta edhe ata i kanë vra”, ka vijuar Ramosaj.

Nisi loja e “Ruletës ruse”, veçse këtu arma në dorën e gardianëve dhe të dënuarve serbë të cilët ishin armatosur.

Dema shpëtoi gjallë, e nisi vrapin në këtë fushë.

“Ajo fije e telit që unë e kam vërejtur gjatë ngritjes dhe uljes aty që rrijshim e kam vërejtë e ju kam thënë ta lidhim për vrime aty edhe për kllape që të mos na mbysin. Edhe e kemi lidh me njëfar force e dijmë kur kanë ardhë me e tërheqë kapakin e pusetës….Me tel po pusetën e kam mbajtur në dy venda për vrime. Hoxha knojke Kuran aty, në qato vrima që vijke drita… Unë e di gjuhën serbe, thanë “Neka idemu, nema nista to”, që do të thotë pasi nuk po mundemi me e qu pusetën nuk ka hy askush këtu.”

Vetëm një shokë e dinte se Dema me shokë ishte në pusetë, ai i ftoi po nga frika se ftesa vinte nën kërcënim të armës qëndruar 24 orë.

Ata kishin shpëtuar e nuk ishin bërë dëshmitar të ekzekutimit mizor, fat që se kishte Rasim Selmanaj.

Njeriu që mbijetoi nga rastësia e ishte i pranishëm kur shokët e burgut i buzëqeshnin vdekjes.

“Dervish Sylaj jo që më ka dhënë mua porosi por e kishin plagosë për vdekje dhe ende ishte gjallë, më kujtohet që në sekondat e fundit bërtitste, shtini kriminel, kurrë më Kosovë nën Serbi edhe amanet fëmijëve e nanës që unë kam vdek për lirinë e Kosovës”, ka thënë Selmanaj.

Ndër 960 të burgosurit ishte edhe Ismet Paqarizi, aktivisti që hyri bashkë me vëllan në burg e doli vet. Me vëllain Besimin luftuan deri në fund, por vetëm ky doli i gjallë.

“Një prej tyre është Dritoni nga Shqipëria i cili a ka pas bërë edhe emrin Svetlan, e di mirë më ka sjellë bukë në vetmi kur kam qenë”, ka thënë Paqarizi.

Svetlani ose Dritoni kushdo që është, bashkë me gardinët nuk dihet ku jetojnë e çka punojnë, por për krimin e kryer më 1999, asnjëherë nuk janë përgjigjur para drejtësisë.

Për 116 të vrarë e 200 të plagosur mungon drejtësia, ndërkaq për Ukshin Hotin mung varri. Profesor Ukshin ishte liruar 8 ditë para kësaj masakre. Dita e dielë ishte hera e fundit kur të burgosurit e panë Ukshinin, e nuk u pa më kurrë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika