“Burri në fillim më mirëkuptoi, por pas martesës lindën problemet” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës ka vazhduar rrëfimin e sotëm në Debat Plus me Ermal Panduri duke treguar vështirësitë që akti barbar i kryer nga forcat serbe, i shkaktoi brenda familjes.

Ajo ka bërë të ditur se dy vjet pas dhunimit është martuar. Në fillim, sipas saj, partneri e kishte mirëkuptuar për atë që i kishte ndodhur, por ky qëndrim i tij nuk zgjati shumë.

Problemet, ajo thotë se filluan një vit pas martesës, të cilat kishin çuar deri në ndarje.

“Ai nuk është në Kosovë. Një herë më ka thirrë, se ai ka një femër tjetër, e ka marrë, e ka pasur sa ka qenë në Kosovë, por tash a është me të a jo se di. Një herë më ka thirrë, në momentin që kthehem, më ka thënë ti r*** veç lëshoje Kosovën, kështu me ka thënë”, ka vazhduar ajo rrëfimin.

Pas këtyre telasheve, e mbijetuara e dhunës kishte adresë të parë familjen e saj. Por nga frika prej stigmës, edhe atje u përball me një kërkesë, të cilën e kishte respektuar.

“Iu tregova prindërve pastaj, por thoshin hajt hesht mos ta dinë vëllezërit, mos ta dinë këta tjerët, hesht, hesht, sikur prind, por kot kishte qenë kjo”, përshkruan ajo situatën e vështirë në të cilën ka kaluar.

Fëmijët e saj nuk janë në dijeni për tmerrin nëpër të cilin ka kaluar nëna e tyre, por ajo ka frikë që nëse ata e kuptojnë, mund të sillen sikurse babai i tyre.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika