Buxheti për FSK-në pritet të jetë 123 milionë euro, Kastrati: Të shfrytëzohen për blerjen e mjeteve ushtarake

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë mbi 3 miliardë euro. Nga ky buxhet, 123 milionë janë ndarë për FSK-në. Të njëjtat mjete për ish-komandantin e FSK-së, Kadri Kastrati, duhet të shpenzohen për blerjen e mjeteve ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës





Buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës për vitin e ardhshëm pritet të jetë 123 milionë euro.

Siç shkruan RTK, për ish-komandantin e FSK-së, Kadri Kastrati, këto mjete duhet të shpenzohen për blerjen e mjeteve ushtarake.

Teksa ka folur për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Kastrati ka thënë se gjendja ka ndryshuar, andaj sipas tij edhe buxheti prej 123 milionë eurosh nuk mjafton për blerjen e armatimit.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.

“Këto para, nuk janë të mjaftueshme. Qeveria duhet të mendojë edhe për forcat ajrore siç janë helikopterët. Duhet të mendojë edhe për pajisjet e tjera individuale dhe kolektive që janë shumë të kushtueshme. Edhe ato armë që ka tani FSK-ja, janë të vjetruara. Qeveria do të duhej t`i ndajë mbi 200 milionë euro ose të rrisë 1.7 për qind të bruto produktit vendor”, deklaroi ai.

Në anën tjetër, anëtari i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha, ka thënë se blerja e armatimit, trajnimet, shkollimet dhe planifikimet e tjera të furnizimit dhe e gjithë struktura brenda forcës, janë në planin gjithëpërfshirës.

“Nëse flitet tash për blerje armatimesh e për kalim dhe tejkalim të projektit dhe planit atëherë është jo reale, ai plan mund të ndryshohet vetëm me ndihmën teknike të SHBA-së”, është shprehur deputeti Hiseni.

Ndërsa, deputeti Enver Dugolli, ka theksuar se buxheti i tanishëm prej 123 milionë eurosh, që sipas planit gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, do të duhej të arrihet në vitin 2028.

“Kemi arritur shumë në këtë fazë dhe besoj që kjo do ta përshpejtojë procesin e kompletimit të pajisjeve, trajnimeve, blerjeve ushtarake, infrastrukturën, akomodimin dhe kompletimin sa më të shpejtë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit”, theksoi ai.

Me qëllim që t’i ndihmohet FSK-së, në mars të këtij viti Qeveria formoi Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët mund të kontribuojnë me të holla.

Buxheti për vitin e ardhshëm që kap vlerën e 3.2 miliardë eurosh, nga qeveria e Albin Kurtit po proklamohet si më i madhi ndonjëherë në Kosovë.

Në draftin e tij të miratuar nga Qeveria, nuk është paraparë kosto për zbatimin e Ligjit të Pagave, nëse si i tillë votohet në Kuvendin e Kosovës.





Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika