Buzhala: Haxhiu do të propozohet tri herë për kryeparlamentare, pastaj VV-ja do abstenojë 

Analisti Viktor Buzhala, në Debat Plus, ka komentuar rreth situatës politike dhe skenarëve të mundshëm të zhvillimeve në Kuvend.

Ai ka theksuar se është pothuajse i sigurt që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, do të jetë prapë emri që do të propozohet për kryetare të Kuvendit.

Sipas tij, kjo do të ndodhë tri herë rresht – aq sa ka lejuar Gjykata Kushtetuese.

Megjithatë, Buzhala ka thënë se edhe pas herës së tretë nuk pret që të vijë ndonjë propozim tjetër nga Vetëvendosje.

Ndërkaq, nesër do të mbahet seanca konstituive.

“Do të propozohet Albulena Haxhiu, për këtë jam shumë i sigurt, do të propozohet tri herë. Por, jam i sigurt që s’do të propozojnë as pas herës së tretë dikë tjetër. Gjasat janë që do të abstenojnë nga procesi, deri kur të shkojnë 30 ditë”, ka thënë Buzhala.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika