Analisti politik, Seb Bytyçi, ka deklaruar se votimi i nënkryetarëve të Kuvendit mund të kryhet edhe në pako, duke e bërë të mundur konstituimin më të shpejtë të institucioneve.
“Sipas një vendimi të mëhershëm të Gjykatës, nuk ka ndonjë rregull që votimi duhet patjetër të bëhet i ndarë apo në pako, të dyja opsionet janë të mundshme dhe kjo varet nga interesat dhe konsideratat politike. Para këtij mandati, ka qenë më e favorshme për VV-në që votimi të ndahet, ndërsa tash nuk është e detyrueshme. Përderisa nuk ka një obligim, është e lejueshme dhe duket se po shkohet me këtë opsion, që e mundëson konstituimin më të shpejt të Kuvendit”, ka thënë Bytyçi në emisionin FIVE.
Më pak se dy orë para nisjes, ky është rendi i ditës i seancës konstituive të Kuvendit