Caktohet koordinatorja përgjegjëse për themelimin e Fondit Sovran

Tashmë, koordinatorja e përcaktuar nga Komisioni Ekzekutiv do të jetë përgjegjësja e re lidhur me strukturimin e ndërmarrjeve publike, njëherësh edhe për propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve, që do bëhen pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran

Komisioni Ekzekutiv për Fondin Sovran ka përcaktuar Rrezarta Pllanën si Koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran pas një propozimi që vjen nga Koncept Dokumenti i miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Përshpejtimi i funksionalizimit të Fondit Sovran është një proces i cili ishte theksuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapje të takimit të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran. Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për funksionalizimin e grupit punues që do jetë përgjegjës për hartimin e projektligjit për Fondin Sovran.

Koordinatorja e përcaktuar nga Komisioni Ekzekutiv do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike, njëherësh edhe për propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve, që do bëhen pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran.

Në takim morën pjesë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika