Çanak: Serbia nuk ka potencial për të zhvilluar luftë ndaj Kosovës

Nenad Çanak

Politikani serb Nenad Çanak, vlerëson se tensionet aktuale dhe gjendja e brendshme në Serbi e bëjnë të pamundur një konflikt të ri mes Beogradit dhe Prishtinës.

Çanak, në Euronews Albania, theksoi gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe rolin e presionit ndërkombëtar në shmangien e përplasjeve.

Sipas tij, administrata amerikane dhe Bashkimi Evropian insistojnë në pranimin e realitetit që Kosova është shtet sovran, me të njëjtat të drejta si çdo shtet tjetër në rajon dhe në botë.

“Nuk shoh se skenari për luftë mes Serbisë dhe Kosovës është i mundur, sepse Serbia nuk ka potencialin për të qenë e angazhuar në mënyrë aktive”, tha zoti Çanak.

Ai shtoi se pushteti në Serbi është thellësisht i korruptuar dhe shumë vendime qeveritare diktohen nga rrjeti i inteligjencës ruse.

“Ka disa njerëz në qeveri si Aleksandër Vulin apo Nikola Popovi që janë spiun të Kremlinit brenda qeverisë serbe. Por në këtë moment, për shkak të tensioneve mes Perëndimit dhe Lindjes, nuk do të ketë luftë në këndvështrimin tim, edhe pse provokimet janë më se të mundshme”, shtoi ai.

Në lidhje me raportimet për një rezolutë të mundshme të SHBA-së për mbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke, Çanak tha se zoti Dushan Janjiç është një burim shumë i mirëinformuar dhe konsideron serioze atë që ka deklaruar.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika