Çekia në krye të Këshillit të BE-së, prioritet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën

Duke filluar nga një korriku, Çekia do të marrë kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili do të zgjasë deri në fund të këtij viti. Çështja e liberalizimit të vizave pritet të jetë një prioritet i takimeve. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe krerët e Kosovës, Kurti dhe Osmani

Në ceremoninë e prezantimit të përparësive të Çekisë gjatë kryesimit të Këshillit te BE-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Çekia do të jetë kryesuesja e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm.

E për këtë, të premten e një korrikut, në ceremoninë e prezantimit të përparësive të Çekisë gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së, pjesëmarrës ishin edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

No description available.

Në këtë ceremoni, si prioritete janë theksuar normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

No description available.

Sipas diplomatëve në Bruksel, Çekia do të mbajë si prioritet një varg çështjesh që kanë përshkuar edhe kryesimin francez, e që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë dhe sigurinë e furnizimit me energji.

Një diplomat i lartë evropian ka thënë se Çekia do ta ketë prioritet të rëndësishëm edhe çështjet për Ballkanin Perëndimor.

Njëherësh, ky burim ka thënë se në kohën e agresionit të Rusisë në Ukrainë, procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është më i rëndësishëm se kurrë, dhe se kjo vlen edhe për raportet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përgjatë rrugëtimit të saj si kryesuese, Çekia do të ketë edhe përparim konkret rreth Ballkanit Perëndimor me nisjen e negociatave lidhur me anëtarësimin në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas burimeve diplomatike, nivelet më të larta po punojnë që konferenca e parë ndërqeveritare, me të cilën do të hapeshin simbolikisht negociatat e anëtarësimit për Shkupin dhe Tiranën, të ndodhë para pushimeve të verës, përkatësisht përgjatë muajit të parë të kryesimit çek.

Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, Çekia është e gatshme që këtë vendim ta vendosë në rend të ditës, sapo të vërtetohet se ka gatishmëri nga vendet anëtare për heqjen e vizave.

Komisioni Evropian ka konfirmuar se mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, dhe se procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave duhet të përmbyllet sa më shpejt.

Mirëpo, disa vende anëtare, si Franca, vazhdojnë të shprehin rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Diplomatët në Bruksel thonë se Çekia, në cilësinë e kryesueses së BE-së, do të konsultohet me vendet anëtare dhe se ajo ka shprehur gatishmëri që ta çojë përpara këtë proces.

Ndër të tjera , Çekisë i imponohen si prioritete menaxhimi i krizës së refugjatëve nga Ukraina, vazhdimi i ndihmës për Ukrainën, për t’u përballur në secilin aspekt me agresionin e Rusisë, siguria e furnizimit me energji e cila nënkupton zvogëlimin e varësisë nga Rusia, forcimi i qëndrueshmërisë së ekonomisë në BE dhe forcimi i institucioneve demokratike.

Kjo është hera e dytë që Çekia merr kryesimin e BE-së qëkur është bërë anëtare e bllokut në vitin 2004.

Qeveria çeke ishte rrëzuar përgjatë kryesimit të vitit 2019, por kryesimi i vendit me BE-në është vlerësuar si i suksesshëm.

Pritet që Çekia të organizojë një takim të liderëve në Pragë, më 6 tetor, kur do të diskutohet për “Evropë më të gjerë”.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika