Çeku akuzon Ramën për shkelje ligjore në kontratën e sheshit “Xhorxh Bush”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka akuzuar kryetarin aktual dhe njëherësh kandidat i LDK-së, Përparim Rama, për shkelje ligjore lidhur me kontratën për sheshin “Xhorxh Bush”.

“Në ndërkohë, unë e kam bërë edhe një denoncim, sepse vlera me të cilën është lidhur kontrata për sheshin ‘Xhorxh Bush’ nuk përkon me tabelat që janë pjesë e kontratës, të cilat quhen paramasë – parallogari,” ka deklaruar Çeku në Debat Plus.

Për akuzat e tij, Rama ka dhënë një përgjigje, duke thënë se tenderi për sheshin është shpallur më 22 prill 2024 dhe se i janë përmbajtur të gjitha pikave ligjore dhe kriteret për zonën mbrojtëse të trashëgimisë kulturore.

“Ne e kemi shpallur tenderin me datën 22 prill të viti 2024,, derisa e kemi pasur perimetrin dhe zonën mbrojtëse të trashëgimisë kulturore ku e kemi llojet e ndërtimit të reja që nuk lejohen brenda perimetrit. I kemi të gjitha pikave që iu kemi përmbajtur të gjitha pikave. Derisa ky shtat muaj më pas atë që ka mundur të bëj ta bllokoj Prishtinën që tash thatë se po ia donë të mirën. Qe katër vjet e bllokon Prishtinën në mënyrë direkete, në pikën 1.8 që e ka shtu  kundërligjshëm mbas shtatë muajve që ne e kemi shpallur tenderin vetëm e vetëm me blloku këtë projekt”, ka deklaruar Rama.

Ndërsa, Çeku i thotë nëse i kanë dërguar në gjykatë këto pretendime.

“Çdo vendim që mund të marrim për hapjen, mbylljen apo ndonjë alternativë tjetër duhet të paraprihet nga një vlerësim i ligjshmërisë”, ka theksuar tutje Çeku.

“Xhorxh Bushi” përplas kandidatët, Rama për Çekun: Ky djali që thirret në ligj, bën gjëra jashtëligjore

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika