Çeku: Mandati aktual në Prishtinë me performancën më të dobët në historinë e pasluftës

Hajrulla Çeku, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, e ka cilësuar mandatin aktual në kryeqytet si më të dobëtin në historinë e pasluftës. Ai ka kritikuar kryetarin Përparim Rama për mosrealizimin e premtimeve dhe ka theksuar se Prishtina ka nevojë për ndryshim të menjëhershëm

Hajrulla Çeku, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur me kandidimin e tij për të parin e kryeqytetit.

Në pyetjen e moderatorit Ermal Panduri, se pse duhet votuar Hajrulla Çeku, ai ka thënë se Prishtina ka nevojë për një ndryshim.

“Ky mandat i fundit, sipas gjykimit tim, është mandati me performancën më të dobët në historinë e pasluftës në Prishtinë”, ka thënë Çeku, duke shtuar se ka qenë mandat “definitivisht më i dobët” se sa ai i Shpend Ahmetit.

“Sidomos në raport me mandatin e parë të Shpendit, dhe kjo veçanërisht në raport me nivelin e premtimeve që kishte bërë kryetari aktual në vitin 2021”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika