Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ka bërë të ditur se ky komision është ngarkuar zyrtarisht me shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët.
Sipas tij, ngarkesa për shqyrtimin e këtyre amendamenteve është bërë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas propozimit të iniciuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Sapo u ngarkuam si Komision për Legjislacion nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.