“Çështja e shtesave të policisë është afër përfundimit”

Ndërkaq deputeti Mefail Bajqinovci thekson se viti 2024 nuk do i presë policët pa shtesa

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se çështja e shtesave të Policisë së Kosovës është drejt fundit dhe se po punojnë në këtë drejtim.

Kështu u shpreh ai në emisionin  “Debat Plus”, ku tha se kjo çështje është afër përfundimit.

“Çështja për shtesat e policëve është afër përfundimit. Grupet punuese i kemi nisur para gjashtë muajsh”, tha ai.

Ndërkaq deputeti Mefail Bajqinovci thekson se viti 2024 nuk do i presë policët pa shtesa.

“Vetëm na lini pak kohë dhe kjo punë do të kryhet këtë vit”, tha ai.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për rezolutën e PDK-së në mbështetje të Policisë së Kosovës përfundoi pa vendimmarrje të enjten në Kuvend.

Me vetëm 28 deputetët të pranishëm, nënkryetarja Saranda Bogujevci ka thënë se nuk kuorum të mjaftueshëm për të votuar dhe rezoluta shtyhet për seancën e radhës.

Seanca u bojkotua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika