Chris Johnson nga Arizona State University ligjeron në UNI-Universum International College

Screenshot

Universum International College do të mirëpresë më datat 17–18 Tetor 2025, z. Chris JohnsonSenior Director dhe Head of Global Partnership Development në Arizona State University (ASU) – universiteti Nr.1 për inovacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita e z. Johnson në Kosovë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet Universum International College dhe Arizona State University. Ky partneritet u mundëson studentëve të Universum-it të përfitojnë nga përmbajtja akademike, platformat digjitale dhe standardet e arsimit amerikan, duke marrë një diplomë me vlerë globale, pa pasur nevojë të largohen nga vendi.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, z. Johnson do të zhvillojë takime me stafin akademik dhe administrativ të Universum-it, si dhe me studentët e programeve të ndryshme që ndjekin studime të përbashkëta me ASU-në.

Ky bashkëpunim unik po transformon mënyrën se si ofrohet arsimi në Kosovë – duke sjellë eksperiencë ndërkombëtareinovacion dhe mundësi reale për zhvillim profesional për studentët e Universum-it.  
Informohu këtu: https://universum-ks.org/kerko-info/
📞 +38344144062 | ✉️ [email protected]
Ndiqni UNI në Facebook & Instagram për më shumë.