Cila ishte dërgesa e jashtëzakonshme nga Angli në Tiranë, që policia i arrestoi dy adoleshentët?

Policia e Shqipërisë është treguar efektive në operacionin e koduar “Green mail2”, ku i ka arrestuar dy adoleshentë në flagrancë të cilët dërgonin narkotik nga Anglia në Shqipëri

Policia e Shqipërisë së bashku me institucionet e tjera, me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe Prokurorinë e Tiranës, ka realizuar operacionin policor i koduar “Green mail 2”. Gjatë këtij operacioni ka arrestuar dy adoleshentë të cilët kishin dërguar lëndë narkotike me postë, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.

Sipas policisë së Shqipërisë, të rinjtë e arrestuar janë të dyshuarit,“M. V., 18 vjeç dhe D. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”.

“Në vendin e quajtur “Rrethrrotulli”, Plepa, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në taksinë me të cilën udhëtonte drejt Tiranës, shtetasi D. Sh. Si rezultat i kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 340 gramë” thuhet në komunikatën e Policisë së Shqipërisë.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pakot kanë ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri dhe se porositësi i tyre është shtetasi M. V., i cili ka dërguar shtetasin D. Sh. për t’i marrë pakot nga vendi i mbërritjes (Durrës) për t’i sjellë në Tiranë’, ka shkruar Policia e Shqipërisë.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

Ky është operacioni i dytë policor i zhvilluar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar. Operacioni policor i koduar “Green mail” u zhvillua më 30 qershor 2022 dhe si rezultat u sekuestruan rreth 1.3 kilogram kanabis dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika